Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagoset i riu në Prrenjas

aksident-prrenjas.jpg

Një 28-vjeçar është aksidentuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Prrenjas- Qaf Thanë.

Shtetasi me inicialet A.M., nga Librazhdi,  duke drejtuar mjetin tip “Volvo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe si  pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit  u transportua në Spitalin e Librazhdit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303