TË FUNDIT

Humbi nënën kur ishte fëmijë, Pëllumb Pipero zbulon punën e parë para se të bëhej mjek

Mbrëmjen e sotme, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur si rrallëherë për jetën e tij private.

I ftuar në “Kurthin e Piter Panit”, ai ka rrëfyer se nuk ka pasur një jetë të thjeshtë, por mjekësinë e ka zgjedhur me shumë pasion, ndonëse në një familje me shumë fëmijë e me vështirësi të mëdha ekonomike.

Pipero ka treguar se ishte fëmija i madh në një familje me 7 fëmijë, mungesa e nënës, e cila u nda shpejt nga jeta, bëri që për shumë vite, bashkë me të atin, të punonte në një fabrikë tullash.

“Në rininë e hershme, kam qenë i detyruar të punoj bashkë me tim atë. Kemi punuar në fabrikën e tullave, madje edhe në vitin e parë të fakultetit. Ishim një familje e madhe, me 7 fëmijë. Nëna na kishte lënë herët, isha i detyruar ta ndihmoja familjen, si fëmija i parë”, tha Pipero.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat