Humbja e Realit, ky detaj po çmend futbollin

gareth-bale-050319.jpg

Real Madrid duhet të harrojë sa më shpejt të jetë e mundur sfidën kundër Ajax, një mbrëmje që nisi dhe përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme. Këtë herë Realit nuk i erdhi në ndihmë as VAR, duke i dhënë fund në këtë mënyrë jo vetëm mbretërimit të Realit në Champions por dhe zërave që flisnin për një “përkëdhelje” të Realit nga gjyqtarët.

Një aksion i dyshimtë, i vështirë për të dhënë një shpjegim të qartë, ndodhi në minutën e 62-të ku Tadiç shënoi një super gol, por aksioni nisi me një top të rikuperuar në limitet e vijës fundorë.

Arbitrit Brych iu deshën më shumë se 5 minuta për të marrë një vendim, në fund pasi u konsultua gjatë më asistentët e tij në dhomën e VAR, e konsideroi të rregullt golin e Tadiç, një gol që praktikisht vrau shpresën e Realit për të përmbysur rezultatin./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303