Hysaj, kërkesat ekonomike e largojnë nga Napoli!

58659906_2128945130476477_7979759909791072256_n-1.jpg

“La Gazzetta dello Sport” ndalet tek e ardhmja e Hysajt dhe te revolucioni që ekipi i Napolit po përpilon në përfundim të këtij sezoni.

Anësori shkodran nuk është më i paprekshëm, status që e ka humbur që në momentin kur Ancelotti mori drejtimin e bluve.

Palët, menaxheri i Hysaj dhe drejtuesit e Napolit, janë ulur shpesh në një tavolinë për të diskutuar mundësinë për rinovimin e kontratës, mbi të gjitha të heqin atë klauzolë largimi prej 50 milion eurosh.

Sipas të përditshmes italiane, ky detaj ekonomik ka bërë që Hysaj të dal në shitje.

Jo vetëm mbrojtësi i Kombëtares shqiptare por sëbashku me të pritet të largohet edhe Mario Rui për të krijuar hapësira disa lojtarëve të tjerë.

Napoli po përpiqet të transferojë anësorin e Tottenham, Kieran Trippier. Për 28-vjeçarin duhen minimalisht 35 milion euro.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303