I arrestojnë shokun, 4 ‘gangsterët’ e Vlorës sulmojnë policinë, ndodh e papritura

vlora.jpg

Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar 4 persona, të cilët kanë kundërshtuar me dhunë policinë.

Uniformat blu të qytetit bregdetar bëjnë me dije se në momentin që policia ka qenë duke shoqëruar një shtetas, kanë ndërhyrë shokët e tij, duke ushtruar dhunë mbi punonjësit policor. Si rrjedhojë, janë arrestua 4 persona.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Kundërshtojnë me dhunë punonjësit e policisë, vihen në pranga 4 shtetas.

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në një lokal afër Portit të Vlorës, punonjësit e Policisë kanë shkuar për të bërë shoqërimin e shtetasit A. C., 36 vjeç, për veprime të mëtejshme si i dyshuar për një vepër penale.

Në momentin që punonjësit e policisë do kryenin shoqërimin e shtetasit A.C, kanë ndërhyrë për ti penguar shokët e këtij shtetasi të cilët kanë kundërshtuar me dhunë shoqërimin e shokut të tyre në Polici, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e policisë të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në ndihmë të punonjësve të policisë kanë shkuar shërbimet e tjera të policisë, të cilat kanë bërë shoqërimin e personave në ambientet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët e  Seksionit për Hetimin e  Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë është bërë  arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. C 36 vjeç, banues në Vlorë
  2. M., 25 vjeç, banues në Vlorë.
  3. N., 23 vjeç, banues në Vlorë.
  4. M., 22 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303