Përdhunimi i 16-vjeçares nga Drenasi nga profesori i lëndës së Informatikës dhe oficeri i policisë, Vesel Veseli, ka tronditur Kosovën.
Mijëra qytetarë kosovarë u mblodhën sot në protestë, me moton ” Përdhunuesit në burg”.
Me kapuçin e xhupit në kokë, vajza foli para kamerave. Në shumë momente vajza pati edhe vështirësi të përgjigjej.
Ende ajo është e shqetësuar se si do shkojë puna e saj. Abuzimet e para seksuale kanë ndodhur me profesorin, i cili i jepte lëndën e informatikës.
Kur ishte në klasën e 10 profesori e ngacmonte derisa ushtroi edhe dhunë seksuale ndaj saj. Ai fillimisht i shkruante në rrjetin social Facebook.
Vesel Veseli quhet polici i dyshuar se ka abuzuar seksualisht me 16-vjeçaren, të cilën më pas e ka lënë shtatzënë dhe e ka detyruar të abortojë.
Duke shfrytëzuar pozicionin e tij ai kishte përfituar nga vajza, e cila i ishte drejtuar për ndihmë pasi profesori i informatikës kishte abuzuar me të.
Veseli doli para organit ligjvënës ku u la në paraburgim për 30 ditë.
Ky rast ka tronditur më shumë familjarët dhe fëmijët e 50-vjeçarit, të cilët nuk kishin dijeni për veprat e babait të tyre.
E pyetur nga mediat për rastin, vajza e tronditur e nën lot e policit, nuk ka pranuar të flasë asnjë fjalë.
Ndërsa shoku i policit të dyshuar ka thënë se rasti është i montuar dhe se e vërteta së shpejti do të dalë në shesh.






