Kryeministri Edi Rama është shfaqur ditën e djeshme në emisionin “E Diell”. Pasi foli për raportin e veçantë që ka pasur me babanë e tij dhe me nënën, Kreu i qeverisë ka kujtuar gjithashtu një detaj nga një prej takimeve me ish-presidentin e SHBA, Donald Trump teksa ndodheshin në Bruksel për samitin e NATO-s.
“Kur ishim në Bruksel në atë takimin e samitit të NATO-s dhe u inaugurua një kompleks i ri dhe ishim duke ecur të gjithë atje dhe duke parë ndërtimet, dhe unë i them: Z. President e di kush e ka bërë?
U mendua dhe më tha që jo. E ka bërë i njëjti arkitekt që ka bërë Jump Tower në Japoni. Ja tha ça bëjnë këta, në vend që të blejnë avionët e mi, vjedhin avionët e mi,” tha Rama.

