I dënuar me burg, Policia vë në pranga 49-vjeçarin

Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, për shkak se ishte shpallur në kërkim. G.K është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë me 4 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka trafikuar lëndë narkotike në drejtim të Italisë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacionit të marrë në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

-G.K., 49 vjeç, banues në Lezhë

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në Maj 2019 Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë,e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka trafikuar lëndë narkotike në drejtim të Italisë.

Materialet iu referuan Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të metejshme.