‘I dua rrënjët e mia’/ Jim Belushi nostalgjik për dheun e të parëve, Shqipërinë

Jim-Belushi-1.jpg

Ai është një prej aktorëve më të famshëm dhe më të suksesshëm në Hollywood. Por dashuria për vendin e të parëve nuk i zbehet asnjëherë. Jim Belushi nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën e toij shqiptare.

A është shprehur gjithmonë krenar për origjinën e tij, duke i bërë shqiptarët të krenohen edhe më tepër me të. Ditën e sotme ai është ndier nostalgjik dhe ka publikuar disa foto të shkrepura në vitin 2007, kur ai ka qenë i ftuar nderi në Banketin e Kishës Ortodokse Shqiptare.

Në postimin e tij ai shkruan se të rritej në Chicago si bir i një emigranti nga Shqipëria, e bën interesante kthimin pas në kohë. “I dua rrënjët e mia”, shkruan ndër të tjera Jim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303