Një burrë nga Arabia Saudite i ka dhënë fund martesës së tij, tre muaj pasi ai zbuloi një cigare në çantën e bashkëshortes. Pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara të gruas së tij për t’i ndryshuar mendjen, duke i thënë se nuk pinte duhan, burri nga qyteti i Jizan ishte i vendosur për atë çfarë do të bënte.
Sipas Daily Mail, të afërmit e çiftit nga të dy palët u përpoqën të qetësonin shpirtrat, megjithatë çdo përpjekje për kompromis ishte e pasuksesshme.
Sipas të njëjtit botim, disa vite më parë, u vendos një ligj i ri mbi pirjen e duhanit në vend, bazuar në të cilin mund të merret një vendim gjyqësor për kujdestarinë e një fëmije. Pra gjykatat po favorizojnë prindërit që nuk pinë duhan për të mbrojtur fëmijët nga efektet negative të tymit të duhanit.