Një tjetër skandal plasi rreth një javë më parë, ku pedagogu i Universitetit të Elbasanit, Denis Himçi i kërkoi favore seksuale një studenteje në këmbim të provimeve.
Videoskandali u pasqyrua në emisionin investigativ ‘Stop’.
Mirëpo, dosja e pedagogut ka kaluar në kompetencën e Krimeve të Rënda.
Ky institucion po e shqyrton me përpikëri dosjen e Denis Himçit.
Pedagogu është i akuzuar për shpërdorim detyre.
Bëhet me dije se gjyqtari Bujar Musta ka dhënë një vendim në kundërshtim me peshën e akuzës.

