fbpx

I kërkuar për trafik kokaine, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

1556955031_durres.jpg

Një 29 vjeçar i kërkuar nga Italia për trafik të narkotikëve u arrestua nga Policia e Durrësit ditën e djeshme.

Klejdi Abdyli do t’i nënshtrohet më tej procedurave të ekstradimit për në shtetin fqinj.

I riu, lindur në Tiranë dhe banues në Durrës, u arrestua në të njëjtën ditë që u shpall në kërkim nga Interpol Tiranë, pasi autoritetet italiane e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar referuar një urdhër arresti të Gjykatës së Peskarës për kryerjen e veprës penale “Trafikim i narkotikëve”

Klejdi Abdyli në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se në gjashtë raste të përsëritura, kanë mbajtur, transportuar dhe shitur sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303