I kujton lekët/ Zhbllokoi “Tajvanin”, Braçe sulmon ashpër gjykatësin

Screenshot_1-12.png

Zv/kryeministri Erion Braçe reagon i revoltuar pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për zhbllokimin e kompleksit ‘’Taiwan’’, te Parku Rinia nw Tiranë. Braçe sulmon gjyqtarin Gentian Hamitin, i cili dha vendimin e rihapjes së biznesit në fjalë, që u bllokua nga Drejtoria e Tatimeve për moslëshim kuponi tatimor.

REAGIMI I PLOTË:

‘’TAIVANI NUK ËSHTË BIZNES VIP!!!

TAIVANI NUK ËSHTË BIZNES VIP PËR SHKAK TË QARKULLIMIT TË VOGËL!!!

TAIVANI KA QARKULLIM TË VOGËL SEPSE NUK E DOKUMENTON ATË ME KUPONE TATIMORË!!! Tamam për këtë,

TAIVANI U BLLOKUA TE PREMTEN E JAVES QE KALOI!

TAIVANI U ZHBLLOKUA SOT NGA GJYKATA!

Jo nga Qeveria, jo nga Politika,

jo nga Tatimet, jo nga Ligji! Zero!

TAIVANI U ZHBLLOKUA SOT NGA GJYKATA, GJYKATËSI GENTIAN HAMITI!

Në shkelje të hapur të ligjit!

Taivani u gjet të premten e shkuar,

pa kupon tatimor ne tavolinat e restorantit te tij!

Sipas ligjit PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË;

NENI 122/ pika B/ germa ii) thuhet:

Konstatimin (verifikimin) tjetër pas konstatimit të parë, sipas nëndarjes i të kesaj shkronje, nëse tatimpaguesi vazhdon të mos e lëshoj kuponin tatimor për të dokumentuar qarkullimin e realizuar të mallrave apo shërbimeve, përveç aplikimit të denimit si në nëndarjen i) dhe në këtë rast merret masa e BLLOKIMIT TË VEPRIMTARISË NË VENDIN KU ËSHTË KONSTATUAR SHKELJA PËR 30 DITË KALENDARIKE.

Tatimet kanë zbatuar pikë për pikë këtë nen dhe këtë gërmë!

KANË ZBATUAR LIGJIN!

KANË MBROJTUR INTERESIN PUBLIK TË CËNUAR RËNDË NGA VEPRIMTARIA E PALIGJSHME, E PËRSËRITUR NGA KOMPANIA TAIWAN!

Dëmi mund të jetë kolosal,

kur dyshimi shtohet nga ky kupon jo tatimor gjetur në atë tavolinë që mban numrin rendor 38168.

Gjykatës në cilin ligj u bazove?

I kishe sytë hapur e mbi ligj apo funksionove me veshë në telefon duke dëgjuar poezi romantike parash?

Ligji i Tatimeve ishte ky!

Ligjit yt thotë qartë se,

sigurimi i padisë mund të vendoset

KUR NUK CËNOHET RËNDË INTERESI PUBLIK!

Si ka mundësi që zgjodhe di dalësh zot interesit të paligjshëm të privatit dhe jo INTERESIT PUBLIK TË CENUAR RËNDE NGA PRIVATI?

Nuk dua përgjigje nga ty!

Për ty dhe çdo sivlla me ty,

pjesë e kësaj drejtesie të padenje,

të padobishme e shpesh të korruptuar,

kthyer në biznes banal kundër interesit publik, dua të them:

NGA NESËR, SECILA NGA KËTO DOSJE DO I KALOJË ORGANEVE TË VETINGUT,

SI PJESË THELBËSORE E VEPRIMTARISË SUAJ PROFESIONALE NËN GJYKIM NGA KËTO ORGANE!

Ne do apelojmë menjëherë vendimin tënd!

Ajo që po bëjmë me të paligjshmit në treg nuk ka kthim!

As nga ju!’’

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303