I merrnin vajzat e reja shqiptare për prostituta, e pëson banda italo-shqiptare

Një rrjet i madh prostitucioni, të cilët merrnin vajzat shqiptare dhe i trafikonin në Itali, kanë rënë në pranga nga policia italiane.

Grupi ishte i përbërë nga shqiptarë dhe italianë. Banda e kishte shtrirë aktivitetin në një sërë veprimtarish kriminale, si prostitucioni, shitja e kokainës, si dhe ndihmë të emigracionit të jashtëligjshëm.

Sipas policisë banda trafikonte vajza nga Shqipëria, duke u siguruar atyre makina të shtrenjta dhe apartamente.

Midis të arrestuarve dy janë shqiptarë, të dyshuar si krerë të bandës, të dy banues në Piacenza, si dhe të dy me precedentë të shumëfishtë kriminalë. Gjithsej u arrestuan 13 persona.