TË FUNDIT

I pari kryeministër grek, Tsipras viziton sot Maqedoninë e Veriut

Kryeministri grek Aleksis Tsipars do zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shkup.

Kjo është vizita e parë e një kryeministri grek në Maqedoninë e Veriut, që kur shteti fqinj shpalli pavarësinë.

Në delegacionin e Ciprasit do të ketë 10 ministra nga kabineti i tij dhe planifikohet të nënshkruhen marrëveshje bilaterale.

Sipas agjendës, Tsipras do të arrijë në aeroportin e Shkupit më 2 Prill në mëngjes, nga ku do të niset për në godinën qeveritare, ku do të organizohet ceremoni zyrtare e pritjes.

Më pas do zhvillojë një takim privat me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev dhe takim me Këshillin për bashkëpunim mes Greqisë dhe Maqedonisë. Në fund të dy kryeministrat do të japin deklaratë për mediet.

Tsipras gjithashtu do të takohet edhe me kryetarin e parlamentit Talat Xhaferi.

Pasditen e së martës, Tsipras dhe Zaev do të marrin pjesë në një forum biznesi.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat