TË FUNDIT

I plasi skandali 2 ditë para zgjedhjeve/ Monika Kryemadhi çudit vendin, ja për çfarë flet teksa kandidati i saj blen vota

Pak më parë emisioni Breaking publikoi disa video-skandale ku kandidati i LSI, Etion Joka shfaqej duke dhënë para për blerje votash. Ndër të tjera në video u shfaqën dhe eksponentë të LSI që bënin pazare për votat për zgjedhjet e 25 prillit. Por ndonëse ku është një skandal i madh për LSI vetëm 2 ditë para zgjedhjeve, vetë Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk ka dhënë asnjë reagim për këto video. Ajo ka dalë pak më parë me një video-mesazh, shprehet se më datë 25 prill, qytetarët vendosin me votë për të ardhmen e tyre.

Kryemadhi thekson se në ditën e zgjedhjeve, demokracia duhet të jetë e popullit dhe jo të rrëmbehet nga një njeri i vetëm.

“Të dielën shqiptarët duhet të zgjedhin: Të jetojnë në Shqipëri apo të shkojnë dhe të punojnë në Europë, duke qenë azilantë, të kenë një qeveri europiane për integrim, apo një qeveri totalitare që na çon në modelet totalitare lindore. Të kemi një qeveri koalicioni me ndarje e balancim të pushteteve apo një qeveri që është në dorën e një personi, dhe merr peng të gjitha pushtetet. Pasuritë e Shqipërisë t’i gëzojnë të gjithë shqiptarët apo një grup i vogël oligarkësh.

Të triumfojë vota e lirë e demokracia apo blerja e votës, autoritarizmi dhe fukset e patronazhizmit të Edi Ramës. Të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit apo një qeveri që kthehet në makth për njerëzit. Të kemi një qeveri që shpenzon paratë e shqiptarëve me garë dhe meritokraci apo një qeveri që i shpenzon për klientët e saj. Të kemi një shtet me institucione apo të kemi një parti-shtet”, u shpreh Kryemadhi.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat