Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi akuzohet si i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg.
Raportohet se ai ishte shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në pranga ra i riu me iniciale M.S., banues në Fushë-Krujë.
Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

