I vëllai tregon kush e dërgoi Admir Muratajn të grabisë 10 mln euro

I vëllai i Admir Muratajt foli për grabitjen dhe hodhi dyshimet se pas saj fshihen lidhje nga parlamenti tek aeroporti i Rinasit.

Aleksandër Murataj, vëllai i Admir Muratajt i cili mbeti i vrarë gjatë grabitjes së 10 milionë eurove në Rinas, deklaroi sot se vëllai i tij nuk është organizator i grabitjes dhe hodhi dyshime të forta lidhur me personin që e dërgoi Admirin ne aeroport.

Korrupsioni arrin nga parlamenti, deri tek aeroporti. Si i vodhi 10 milionë euro, kështu? Shkon ti dot? S’ka shanse që ka vajtur vetë. Dyshimi im është që e ka dërguar dikush aty…Nuk kemi ngrënë njeri në besë”, tha Aleksandër Murataj.Që pas grabitjes së ndodhur në Rinas janë të shumë ata që kanë aluduar se në këtë ngjarje është e përfshirë politika dhe këto para pritet të përdoren në zgjedhje.