I vihet eksploziv parukierisë në Nikël të Krujës

tritoli.jpg

Foto ilustruese

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në biznesin parukeri në fshatin Nikël të Krujës. Ngjarja  regjistrua rreth orës 01:00 të 16 gushtit 2019.

Policia informon se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policise: “Më datë 16.08.2019,  u referuan materialet hetimore në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor  Krujë dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e  autorit pasi rreth  orës 01:00, në fshatin Nikël, Krujë është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në biznesin (parukieri) e shtetases  R. Sh., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303