TË FUNDIT

“I vrau e ëma, sepse donte të ndiqte ‘karrierën e qetë’ si prostitutë”

Dy vajza të vogla janë vrarë nga mamaja e tyre rreth një vit më parë në Britaninë e madhe dhe ngjarja ka shokuar opinionin publik në mbarë botën.

Louise Porton vrau vajzat e saj, me qëllim që të ishte e lirë e të fitonte para nga puna e seksit.

Gati një vit nga vdekja e tyre tragjike, për shkak të hetimeve, vajzat janë dërguar për në banesën e fundit, ndërsa i ati i tyre, Chris Draper shkroi rreshtat në postimin emocional në Facebook, pas funeralit.

“Dy vajza të vogla të vrara nga nëna e tyre prostitutë, kështu që ajo do të kishte më shumë kohë për punë seksi- ka shkruar babai mes dhimbjesh”.

Sipas “Daily Mail”, Louise Porton, 23 vjeç, vrau Lexi Draperin, tre vjeçe, si dhe 16 muajshen Scarlett Vaughan, sepse ato nuk i jepnin kohë për të ndjekur stilin e saj të një jete më të mirë.

Më shumë se një vit pas vdekjes së tyre, dy vajzat u përcollën në banesën e fundit  pas një funerali në Walsall, duke u shoqëruar me kuaj të bardhë.

Dhe pas lamtumirës, babai i shkatërruar nga ngjarja, Chris Draper, shkroi disa reshta emocionuese për ta.

Lexi u vra në janar të këtij viti dhe Scarlett dy javë më vonë. Porton u burgos në Birmingham muajin e kaluar. Në një deklaratë në gjykatë, Chris Draper, 25, fajësoi edhe punonjësit socialë për mosrespektimin e paralajmërimeve të tij, për Porton.

/real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat