Disa banorë në Radhimë janë përplasur me inspektorët e IKMT-së për prishjen e banesave në kuadër të projektit për shëtitoren.
Banorët kërkojnë që të njihen njëherë me projektin e më pas të vendosin.
Mirëpo, debati ka gjeneruar në sharje dhe ofendime nga banorët e revoltuar.
“Ore se keni mirë kështu. Kap andej kap këtej. Unë kam marrë leje,”- dëgjohet njëri.
“T’ju vijë turp o maskarenj. Ti mos qesh ore, ore qelbësirë mos qesh. O vëlla, o gorë”– bërtet njëri prej banorëve.
IKMT-ja ka nisur ditën e sotme një aksion për prishjen e 64 objekteve në bregdetin e Radhimës. Kjo gjë bëhet për rehabilitimin e bregdetit të Vlorë. Por sapo është shembur një objekt kanë nisur përplasjes mes pronarëve dhe inspektorëve.
Sipas IKMT-së, banesat që do të prishen janë pa leje ose kanë mungesë dokumentacioni.

