IKMT prish shtëpinë e parë në Shkozë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur njërën prej 3 banesave të planifikuara për t’u prishur sot në zonën e Shkozës.

Pas disa orësh përplasje me efektivët e policisë së shtetit dhe inspektorët e IKMT-së, njëra prej shtëpive është shembur plotësisht nga punonjësit e IKMT-së.

Ndërkohë në banesën tjetër, familjarët po qëndrojnë në tarracë për të mos lejuar shembjen e shtëpisë.

IKMT-ja pretendon se këto shtëpi janë të palegalizuara dhe për rrjedhim duhet të shemben në kuadër të projektit të zgjerimit të ‘’Unazës së Re’’.