TË FUNDIT

Ilir Meta: Disa ambasadorë u bënë palaço, Monika më gënjeu me Whatsapp

Presidenti i Republikës shprehet se është gënjyer ditën e djegies së mandateve teksa ndodhej në Gjermani. Dhe e gjitha prej bashkëshortes së tij, teksa komunikonin në Whatsapp. Për të rrëfyer këtë histori dhe të tjera, Ilir Meta ka dhënë një intervistë në “Opinion”.

Teksa ka komentuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve, Meta shprehet se nuk ka kryer asnjë veprim anti-kushtetues. Ndër të tjera, Meta merr si shembull rastin e Sahit Dollapit. Ai tha se Dollapi vuante nga zemra dhe se mund të kishte humbur jetën nga veprimet e policisë.

Presidenti u shpreh se Policia nuk ka vepruar aspak në mënyrë profesionale dhe falë ndërhyrjes së tij, Dollapi u dërgua në spital. Nga ana tjetër, Meta tha se disa ndërkombëtarë u bënë palaço dhe donin percipitimin e situatës.

“Harruat ju Sahit Dollapin që u rrah në mënyrë barbare dhe që mund të rrezikonte jetën pasi kishte kryer një operacion në zemër. Ilir Meta nuk mund të priste as për qejfin e Lulzim Bashës, as për qejfin e Edi Ramës, as për qejfin e Monikës dhe as për qejfin e disa ndërkombëtarëve që ndonjëherë u bënë palë dhe në disa raste u bënë edhe palaço, që të vriteshin shqiptarët që pastaj të thoshin po presidenti çfarë bëni”, tha Meta.

“Faji është i atyre që dhunuan Kushtetutën dhe atyre ndërkombëtarëve që certifikuan shkeljen e Kushtetutës dhe që thanë që prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm që është një term që nuk ekziston në Kushtetutën e Shqipërisë mund të zgjidhet me 69 vota”, shtoi ai.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat