Ilir Meta feston ditëlindjen, ndan me ndjekësit detajin e veçantë

Presidenti Ilir Meta ka festuar dje një ditëlindje ndryshe. Ka qenë kryetarja e LSI ajo e cila ka shpërndarë foton ku duket e gjithë familja e cila fryn qirinjtë e tortës.

Ndërkohë që i veçantë është dhe detaji i qirinjve në tortë, të cilët janë kthyer mbrapsht.

“Nuk mund të mbyllej ndryshe kjo ditë. I fikëm qirinjtë bashkë 51vs15”, shkruan Kryemadhi në rrjetet sociale.

Pak ditë më parë kryetarja e LSI-së dhe presidenti thanë se po qëndronin të distancuar nga fëmijët e tyre, për shkak të dyshimeve se mund të ishin bartës të koronavirusit, por mesa duket periudha e kujdesit ka mbaruar.