Kryeministri Edi Rama pritet të dëshmojë sot në Komisionin Hetimor Paramentar për Inceneratorët në orën 12:00.
Ditën e dkeshme në Komision kanë qenë zv.Kryeministri Arben Ahmetaj dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj, ku mbledhje u shoqërua me debate tejet të forta mes tyre dhe Kryetares së Komisionit, Jorid Tabakut.
Duke i paraprirë dëgjesës së tij në komision, Rama ka postuar edhe disa foto nga kodrat ku hidheshin plehrat më parë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan duke treguar transformimin që kanë pësuar këto qytete përmes impianteve të përpunimit të mbetjeve.
“Mirëmëngjes dhe me gangrenat e fushë-kodër plehrave të Elbasanit, Fierit, Durrësit e Tiranës, të cilat i shëruam përfundimisht, përmes impianteve moderne të përpunimit të mbetjeve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

