TË FUNDIT

Inceneratorët/ PD nuk ndal akuzat: Ja ku kanë shkuar 430 milionë euro

Partia Demokratikie vijon akuzat lidhur me aferën e inceneratorëve. Pak më parë, PD ka dalë me një video në rrjetin social Facebook ku shkruan se si 430 milionë euro, para të tyre, janë planifikuar të përfundojnë në xhepat e qeveritarëve të korruptuar.

“Shqiptarët kanë parë se si 430 milionë euro, para të tyre, janë planifikuar të përfundojnë në xhepat e qeveritarëve të korruptuar. Përveç marrëveshjes së parë koncesionare, Damian Gjiknuri, ka parashikuar të tjera përfitime për Mirel Mërtirin e Klodian Zoton, siç është zgjatja e koncesionit për shitjen e energjisë me 25 vite apo dhe dhënia e një leje minerare për 25 vjet.

 Me firmën e Damian Gjiknurit, qeveria i jep një koncesion tjetër pa procedurë, pa garë, Klodian Zotos dhe Stela Gugalljas, me 25 vite vetëm për shitjen e energjisë;

Damian Gjiknuri i jep shoqërisë “Albtek Energy” edhe një leje minerare në Bradashesh me kohëzgjatje mbi 25 vite;

 Damian Gjiknuri ka udhëtuar 6 herë me Mirel Mërtirin e Klodian Zoton në vitet 2012-2019;

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat