Emisioni i gazetarit Bendi Fevziu “Opinion” është shoqëruar me një incident mbrëmjen e sotme. Teksa analisti Artan Hoxha fliste për situatën në Partinë Demokratike, në studio u dëgjua që u thye diçka
Kamera fokusoi vetëm fytyrën e shtangur të Baton Haxhiut e më pas kaloi sërish tek Hoxha, duke shmangur kështu transmetimin e pamjeve.
“Dreq…”- ishin fjalët e vetme që u dëgjuan, që për nga zëri, i përkisnin Çlirim Gjatës.

