TË FUNDIT

Incidenti mes të riut demokrat dhe Rudina Hajdarit, Patozi i del në mbrojtje deputetes

Një incident ndodhi ditën e sotme në shkollën ‘Shejnaze Juka’, ku një i ri demokrat tentoi t`i prishë aktivitetin deputetes, Rudina Hajdari.

Ai e cilësoi Hajdarin si të infiltruar nga kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, pas pak incidentit ka reaguar Astrit Patozi,  i cili i del në mbrojtje deputetes.

Statusi i plotë i Astrit Patozi:

NUK KANË FAJ, E DINË QË OPOZITA ËSHTË PRONË OSE LEJE NDËRTIMI

Janë më shumë të marrë, se sa të poshtër, dhe për këtë nuk duhen marrë asnjëherë seriozisht.
Ata mendojnë se opozita është pronë, leje ndërtimi apo tender, që ka nevojë patjetër për firmën e tyre, sepse vetëm kështu e konceptojnë politikën dhe atë që vjen prej saj.
Ndaj edhe mos u çudisni, kur të shikoni skena të neveritshme si ajo me atë trimin nga Shkodra, që i hakërrehej Rudina Hajdarit se përse ajo nuk e njihte tamam babain e vet, ashtu si ai vetë.
Në fakt është e vetmja gjë që u ka ngelur për të bërë, pas një serie të pashembullt revolucionesh të premtuara, të cilat, ose nuk kanë shpërthyer kurrë, ose kanë ngrënë bijtë e vet.
Është një reagim i ngjashëm me ato bishat e uritura, të cilat në ruajtje të territorit, që u zvogëlohet përditë, shenjojnë duke përmjerrur hapësirën e tyre, ku nuk duhet të shkelin të tjerët.
Në shqip mund të thuhet edhe “tokë e xanun”.

Ditën e sotme, një incident ka ndodhur në takimin e Hajdarit në Shkodër. Një prej nxënësve të shkollës ‘Shejnaze Juka’ i ka thënë se ajo nuk e njeh të atin e saj Azem Hajdarin dhe se mbron kryeministrin Edi Rama. Hajdari e ka kaluar incidentin me humor dhe i ka bërë thirrje të rinjve që të mos ndikohen nga politika.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat