24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Infantino premton ndryshime drastike në aktivitetet e FIFA-s

spot_img

FIFA i ka hapur udhë formatit të ri për klube, i cili do të startojë duke filluar nga viti 2021 dhe do të zhvillohet një herë në katër vite.

Kompeticioni do të luhet në periudhën e verës, konkretisht nga 7 deri më 14 korrik dhe do të zëvendësojë Kupën e Konfederatave. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ka shprehur entuziasëm për vendimin e Këshillit drejtues. Sipas tij, formati i ri do t’i bëj mirë futbollit dhe tashmë Botërori i Klubeve do të ketë një fitues vërtetë të veçantë.

“Jam ekstremisht i lumtur për futbollin në përgjithësi. Nga sot, Botërori i Klubeve do të ketë një fitues të vërtetë. Bëhet fjalë për një kompeticion çdo katër vite. Ashtu siç Kupa e Konferederata dikur edhe Botërori i Klubeve do të organizohet në vendin pritës, pasardhës, por do te kemi edhe një përjashtim. Në vitin 2021 nuk do të organizohet në Katar, pasi temperaturat atje janë shumë të larta, ndaj duhet të gjejmë një vend tjetër. Unë besoj dhe kam bindje të plotë që ky do të jetë një kompeticion shumë i luftuar dhe njerëzit do të dashurohen menjëherë me këtë format. “-tha duke përfunduar numri 1 i FIFA-s, Gianni Infantino.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat