Inflacioni, gjithnjë nën nivelin miminal të preferuar nga BSH

1568873257_Contaspblicas.jpg

Rritja e Përgjithshme e Çmimeve në muajin gusht e matur sipas një metodologjie të Eurostat ishte 1.4 %, në të njëjtin nivel me matjet kombëtare, duke qendruar gjithnjë poshtë nivelit minimal të inflacionit të preferuar nga Banka e Shqipërisë (2-4%).

Sipas kësaj metodologjie, rritja më e madhe e çmimeve prej 2,6 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,2 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,4 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,9 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,5 %, “Shëndeti” dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,3 % secili, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % secili, “Komunikimi” dhe “Trasporti” me 0,1 % secili.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,4 %, krahasuar me një vit më parë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303