TË FUNDIT

Influencoi te Arben Kraja? SPAK zbardh takimin me Jorida Tabakun, ‘i mbyll gojën’ PS?

Pasi PS çoi në SPAK deputeten demokrate Jorida Tabaku se kishte takuar Arben Krajën duke influencuar te ai, ka ardhur dhe reagimi i SPAK ku ka zbardhur takimin me Tabakun.

Njoftimi i SPAK:

Sot me datë 21 Shkurt 2022 Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme zhvilloi një takim me zonjën Jorida Tabaku, deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Kryetare e Komisionit Hetimor të ngritur nga Kuvendi për inceneratoret. Takim u zhvillua me kërkesë të zonjës Tabaku.

Prokuroria e Posaçme është e vendosur që të administrojë çdo fakt dhe çdo indicje që lidhet me hetimin e procedimeve penale të regjistruara për çështjen e inceneratoreve, ngado që të vijnë, aq më shumë nga Komisioni Hetimor i ngritur nga Kuvendi.

Nga ana tjetër, sigurojmë opinionin publik se prokurorët janë të pavarur në veprimtarinë e tyre hetimore, në vendimarrjen e tyre dhe do të analizojnë me ligjshmëri, objektivitet dhe paanësi çdo pretendim, indicje apo provë që paraqitet nga të gjithë palet që kanë dijeni rreth procesit për të cilin po hetohet.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat