Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, ka bërë me dije para mediave arsyen e kontrollit tatimor në biznesin e Agron Dukës.
“Në fakt administrata tatimorëe funksionon në bazë të ligjeve dhe procedurave tatimore. Rasti në fjalë është rastësi që ndodh pikërisht në këtë moment pasi vjen në zbatim të një denoncimi dhe një sërë denoncimesh të ardhura, të cilat administrata shtetërore duhet t’i verifikojë brenda një afati 7 ditor.
A qenë komplet në zbatim të procedurave dhe planit të punës të administratës. Subjekti që ju përmendët dhe subjekte të tjera janë subjekte të kontrolleve të shpeshta tatimore, për të ezauruar të gjitha denoncimet me qëllim përmbushjes së objektivave të administratës për uljen e informalitetit dhe objektivave të tjera që ju i dini tashmë”, tha Ibrahimaj.

