Shumë përdorues të Instagram u habitën kur panë se numri i pasuesve të tyre ra në mënyrë të konsiderueshme, së bashku me videot, fotot dhe storiet.
Aktualisht nuk ka informata zyrtare nga kjo kompani nëse ka nisur lufta kundër profileve të rreme, por sipas reagimeve të përdoruesve të cilët në rrjetet sociale ankohen se një numër i madh përcjellësish janë zhdukur brenda natës, duket se është përsëri rreth pastrimit të profileve me profile të rreme, transmeton KosovaPress.

