TË FUNDIT

Integrimi/ Koordinatori i OKB-së: SHBA mbështet aspiratën e Shqipërisë për në BE

”Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin aspiratën e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian”. Kështu ka deklaruar koordinatori i OKB-së, Brajan Williams.

Sipas tij, sa më shpejt duhet të bëhet bashkëpunimi mes institucioneve shqiptare dhe atyre evropiane, pasi aq më i shpejtë dhe i mirë do të jetë zhvillimi i Shqipërisë.

“SHBA mbështet aspiratën e Shqipërisë për në BE. Sa më shpejt të bëhet bashkëpunimi mes institucioneve shqiptare dhe atyre të BE që më i mirë dhe më i shpejtë do të jetë zhvillimi i Shqipërisë. Integrimi në Be është i rëndësishëm, sepse ndikimin në përparimin e Shqipërisë nuk ka lidhje të qenit brenda apo jashtë, por të gjitha masat që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë dhe institucioneve shqiptare duhet të ecin në mënyrë paralele. Qytetarët e Shqipërisë i meritojnë objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimi evropian është një nga format për t’i arritur këto objektiva sa më shpejt”, ka deklaruar zyrtari i lartë amerikan.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat