fbpx

Integrimi në BE/ Ambasadori i Bullgarisë: Shqipëria i ka kryer detyrat

AMS.jpg

Ambasadori bullgar në vendin tonë, Momchil Raytchevski deklaroi se Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe se ata mbështesin mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare për vendin tonë, që nënkupton ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.

“Pozita e Bullgarisë sa i përket pozitës së Shqipërisë është shumë e qartë, për ne Shqipëria ka krijuar atë që është e nevojshme, ju jeni të gatshëm dhe ne e mbështesim që në momentin kur të ketë një vendim në familjen europiane që shteti të vazhdojë në rrugën e vet europiane dhe të zhvillohet konferenca e parë”, tha ai.

Në lidhje me mosmarrëveshjet me Maqedoninë e Veriut, Raytchevski u shpreh se po vijojnë dialogun, në mënyrë për të arritur në një marrëveshje.

Si qeveria e vjetër ashtu edhe qeveria e re në Bullgari gjithmonë ka mbështetur pozitën që Bullgaria është një prej promotorëve dhe mbështetëset më të mëdhenj të zhvillimit të BE gjithashtu edhe për të ardhmen europiane të vendeve të rajonit, kjo që po ndodh është mes Sofjes dhe Shkupit, po zhvillohen biseda shumë intensive në nivel të lartë. Vetëm gjatë muajve të fundit ka parur disa vizita të ndërsjella, kemi mirëkuptimin edhe të partnerëve tanë në Maqedoninë e Veriut se bëhet fjale për një proces që ka për synim që të realizohen rezultate të qëndrueshme. Të dyja palët së bashku me partnerët në BE po vazhdojmë të punojmë mbi temat delikate dhe aktuale dhe të gjithë po shpresojmë që në një moment do të arrimë atë që është me rëndësi, atë që partnerët tanë e dinë shumë mirë që nuk ka ndërlidhje me fate konkrete është çështja e krijimit të mirëbesimit dhe të arritjes së mirëkuptimit mbi çështje të përbashkëta”, u shpreh ambasadori.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303