A ka sërish shkëndija mes Irina Shayk dhe Bradley Cooper? Modelja dhe aktori nga Bahamas sjellin foto çift që të bën të ëndërrosh. Të bukur si dielli me rrobe plazhi, të dy buzëqeshin pranë njëri-tjetrit. Nuk është hera e parë që ata fotografohen së bashku pas ndarjes, e cila ndodhi në vitin 2019, por ata kurrë nuk e kishin shfaqur veten me qëndrime kaq të dashura.
Irina Shayk dhe Bradley Cooper ishin bashkë nga viti 2015 deri në vitin 2019 dhe kanë një vajzë, Lea De Seine. Edhe pas përfundimit të lidhjes së tyre ata qëndruan në marrëdhënie shumë të mira dhe shpesh paparacët i kanë surprizuar duke shëtitur në Nju Jork me vajzën e tyre të vogël apo janë fotografuar bashkë gjatë ngjarjeve sociale.

