Pak pas deklaratës së Kryeministrit Rama për Presidentin Meta, ka reaguar dhe këshilltari i këtij të fundit.
Tedi Blushi, shprehet se mllef dhe inat kaq të madh me Korçën e vlerave vetëm një piktor i dështuar anti-vlerë si Edi Rama mund të ketë.
Reagimi i plotë i Tedi Blushit:
“Ç’po na dëgjojnë veshët! Korça e arsimit, artit, kulturës dhe qytetarisë pa vlera? Teatri “Andon Zako Çajupi” pa vlera? Artistët e mirënjohur korçarë pa vlera? Kush ka më shumë vlerë? Zhgarravinat që shiten si piktura? Apo pocaqitë e baltës që shiten si “vepra arti”? Mllef dhe inat kaq të madh me Korçën e vlerave vetëm një piktor i dështuar anti-vlerë mund të ketë! Fale o Zot!”, shprehet Blushi.

