fbpx

Ish-futbollisti i Real Madridit nën akuza për pornografi me femijët

metzelder.jpg

Ish-përfaqësuesi i ekipit kombëtar gjerman, Christoph Metzelder po hetohet për pedofili dhe për shpërndarjen e fotove pornografike të fëmijëve të vegjël.

38-vjeçari është shoqëruar nga policia e Hamburgut, e cila ka kontrolluar banesën e tij dhe ka konfiskuar celularin dhe kompjuterin e futbollistit.

Fillimisht ngjarja u raportua nga media gjermane “Bild” por më pas u verifikua nga prokurorët që merren me çështjen.

“Bild” shkruan se Prokuroria e Hamburgut ka nisur hetimet ndaj ish-yllit të Real Madridit pas ankesës së bërë nga një grua, e cila thuhet të ketë pasur një lidhje intime me Metzelder. Ajo iu ka thënë autoriteteve se Christoph i kishte dërguar asaj 15 foto pornografike me fëmijë në WhatsApp.

Mësohet se për momentin, nuk ka ende asnjë urdhër arresti ndaj tij, ndërsa hetimet janë në zhvillim e sipër.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303