“Ishim në gjumë, u tmerruam…”. Zjarri në banesë, gruaja rrëfen tmerrin

“Ne ishim në gjumë dhe u ngritëm të tmerruar kur pamë tymin dhe flakët. Zjarri ra tek kuzhina”. Kështu deklaron nëna e 3 fëmijëve, banesa e të cilës u shkrumbua sot nga zjarri. Ngjarja në fjalë ndodhi në Banesat Sociale në Shkozë, në katin e 5-të të një pallati.

Gruaja tregon se zjarri kishte rënë si fillim në kuzhinë e më pas u përhap në të gjithë banesën. Ajo tha se burri i saj kishte shkelmuar derën e apartamentit, pasi ishte bllokuar. Mes të tjerash nëna e 3 fëmijëve (me i vogli 6 muajsh) apelon për ndihmë, pasi gjithçka që kishte iu dogj.

“Ne ishim në gjumë dhe u ngritëm të tmerruar. Se pash orën fare me vrap kam ikur. Zjarri ra tek kuzhina..kam 4 vjet që jetoj aty. Njëherë ka pasur defekt e ka rregulluar babi im. U dogj gjithçka, s’kam asgjë tjetër tani. Tani shpresoj që të na ndihmoj bashkia. Atë mall që kisha lart, me ato haja bukë. Dhe ato u dogjën. Do ngel kështu tani…(tregon duart)”, rrëfen e tronditur gruaja.