fbpx

Ishte dënuar për trafik droge, kapet shqiptari në Korinth

policia-greke1-770x429.jpg

Një 41-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi ishte dënuar më parë për trafik droge.

Ai u kap në Korinth, ndërkohë masa ndaj tij ishte lëshuar në Athinë.

41-vjeçari u prangos nga policia helene në qytetin e Korinthit, ndërsa pritet që t’iu dërgohet autoriteteve në kryeqytetin grek për veprime të mëtejshme procedurale.

I arrestuari ishte dënuar me vendim të formës së prerë për trafik droge në Athinë.

 

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303