Ishte i alkoolizuar, bie në lumë 55-vjeçari nga Saranda

policia-sarande-594x350.jpg

Një 55-vjeçar nga Saranda ka rënë në lumin Bistricë ditën e djeshme.

Bëhet me dije se ai po kalonte nga fshati Çukë për në fshatin Berdenesh, në momentin kur ka rënë në lum.

I biri i tij ka deklaruar se 55-vjeçari ishte një i alkoolizuar, pasi qëndronte thuajse gjithnjë i pirë.

“Duke filluar që prej ditës së djeshme kanë filluar kërkimet por akoma nuk është gjetur trupi i 55 vjeçarit. Po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303