Një student 23-vjeçare ka rezultuar e infektuar me variantin Delta të Covid-19. Mësohet se vajza kishte shkuar me pushime në Greqi dhe kur është kthyer, ka shfaqur simptoma të koronavirusit.
23-vjeçari i është nënshtruar bërjes së testit të Covid-19 dhe rezultati ka treguar se ajo është infektuar me variantin Delta.
E reja ishte e pavaksinuar kundër Covid-19, ndërsa familjarët e saj i kanë marrë dy dozat e vaksinës.

