fbpx

Ishte shpallur në kërkim për kultivim droge, kapet 55-vjeçari

policia-lezhe.jpg

Një 55-vjeçar ka rënë në pranga ditën e sotme nga policia në Mirditë.

Ai kërkohej kombëtarisht për veprën penale ‘Kultivim i bimëve narkotike’, ku vetëm ditën e sotme u bë e mundur arrestimi i tij.

Gjykata e Lezhës ka dhënë dënimin ndaj 55-vjeçarit me 4 vite burg.

Personi i arrestuar quhet Kol Rregji, banues në Mirditë, ku sipas policisë ai është dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, lënë në fuqi nga  Gjykata e Apelit Shkodër me vendim të datës 11 Prill 2018, për veprën penale ”Kultivim i bimëve narkotike”.

Në 2015-ën, policia ka gjetur cannabis sattiva në parcelën e Kol Rregjit./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303