TË FUNDIT

Ishte shpallur në kërkim, të tjera detaje për të ‘rrezikshmin’ e Vlorës

Një person ra në pranga ditën e sotme pasi u kap nga policia.

Robert Hamzaj është 52-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim për trafik narkotikësh.

52-vjeçari ka qenë në kërkim, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim , mbetur në tentativë.

Ai akuzohet se më 17 gusht në bashkëpunim, ka tentuar të trafikojë me automjet nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Portit të Durrësit, një sasi lëndë narkotike prej rreth 55 kilogramë kanabis sativa.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë në për veprime të mëtejshme.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat