Forca Demokratike Siriane e mbështetur nga SHBA thotë se grupi i Shtetit Islamik ka humbur territorin e tij të fundit në Siri.
Një zëdhënës i SDF deklaroi “humbjen territoriale 100%” të IS, duke i dhënë fund kalifatit të tij.
Grupi xhihadist dikur kontrollonte 88.000 km katror tokë që shtrihej në gjithë Sirinë dhe Irakun.
Pavarësisht nga humbja e territorit, grupi shihet ende si një kërcënim madhor për sigurinë mes sulmeve terroriste në rritje në rajon dhe mbarë botën.
Aleanca SDF e udhëhequr nga kurdët filloi sulmin e fundit ndaj IS në fillim të marsit, ndërsa militantët e mbetur u fshehën në fshatin Baghuz në Sirinë lindore.
“Forcat Demokratike të Sirisë deklarojnë eliminimin total të të ashtuquajturit kalifat dhe humbjes territoriale 100% të ISIS,”- shkroi Mustafa Bali, kreu i zyrës së medias të SDF./real-news.tv/

