Ismail Kadare urim special bashkëshortes për datëlindje

dy-1.jpg

Bashkëshortja e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare feston sot 78-vjetorin e lindjes dhe në këtë datë të shënuar për Helena Kadarenë nuk ka munguar një dedikim i veçantë nga bashkëshorti i saj.

Ai e cilëson Helenën si gruan më të afërt që ka pasur në këtë botë. Kadare thotë me qetësi, se bashkëshortja e tij ka qënë kështu që në fillim të njohjes së tyre e deri në pjesën e fundit të jetës.

Pyetjes se “Çfarë është Helena për ju?”, shkrimtari i madh i përgjigjet: “Është gruaja më e afërt e imja në këtë botë. Kështu ka qenë që në fillim të njohjes sonë, e deri tani në mbarim, në këtë pjesë të fundit të jetës. Njeriu më i afërt, që më ka dhënë gjithë gëzimet e kësaj bote, ndaj së cilës ndihem i detyruar për gjithçka.’

I pyetur nëse e ka përdorur ndonjëherë shprehjen “Më fal që nuk di të dua pak, por të dua vetëm shumë”, Kadare thotë se “Unë nuk e kam përdorur, nuk më kujtohet ta kem përdorur këtë shprehje. Në qoftë se ja kam thënë dikujt, në një farë mënyre një gruaje, ka qenë Helena”.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303