TË FUNDIT

Itali/ 3 mijë viktima nga koronavirusi, Conte : Karantinimi i vendit mund të vijojë edhe pas prillit

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka paralajmëruar se ‘lock- down’-i në Itali apo mbyllja e bizneseve dhe karantinimi i gjithë vendit do të vijojë edhe pas afatit të fund marsit apo fillim prillit.

“Ne kemi shmangur rrëzimin e sistemit, masat kufizuese po funksionojnë, dhe është e qartë se kur të arrijmë një kulm dhe kurba do të fillojë të ulet, të paktën në përqindje, shpresojmë në pak ditë, nuk do të jemi në gjendje të kthehemi menjëherë në jetën e mëparëshme. Është e arsyeshme të themi më shumë, por është e qartë që masat që kemi marrë, si ato që kanë mbyllur shumë nga aktivitetet e biznesit dhe të vendit, dhe ato që kanë të bëjnë me shkollën, mund të do të zgjaten në afatin e fundit, “- tha kryeministri Conte.

Numri i viktimave në Itali po shkon drejt 3 mijës teksa janë 3 mijë e 500 të prekur brenda shkurtit dhe marsit teksa deri tani vetëm 4 mijë janë rekuperuar.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat