fbpx

Itali/ Conte: Qeveria e re do të krijohet së shpejti

conte.jpeg

Kryeministri italian, Giusepe Conte tha se vendi do ta ketë kabinetin e ri qeveritar jo më larg se e mërkura, falë marrëveshjeve të suksesshme midis lëvizjes Pesë Yjet (L5Y) dhe Partisë Demokratike të qendrës së majtë.

Conte, i cili dha dorëheqjen pas rrëzimit të aleancës populiste, është ngarkuar me formimin e qeverisë së re në koalicion me qendrën e majtë.

“Marrëveshjet duhen mbyllur e shumta të mërkurën,”, u shpreh Conte, i cili  shtoi se ekziston një atmosferë mirëkuptimi midis dy partive.

Megjithatë, bisedimet për formimin e koalicionit kanë pasur vështirësitë e veta në kapërcimin e armiqësive mes palëve.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303