Itali/ Kapen me 10 pako kokainë, s’do e besoni ku e kishin fshehur drogën 3 shqiptarët

3 shqiptarë kanë rënë në pranga nga Policia e Bolzanos në Vipiteno.

Ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike, të cilët janë kapur me 10 pako kokainë.

Shqiptarët e prangosur janë të moshave 39, 29 dhe 23 vjeç, e ishin banorë në Piza e Foggia.

Hetuesit italianë zbuluan se origjina e drogës që posedonin shqiptarët ishte holandeze, ndërsa po hetohet se ku do të dërgohej lënda narkotike, shkruajnë mediat italiane.

Kokaina ishte e ndarë në 10 pako, 9 në celofan dhe një e mbështjellë me një çorap. Në rast se droga e kapur do të shitej në treg, do të sillte fitime prej 3 milionë euro.