Italia kërkon ekstradimin, i arrestuari i ‘339’ apelon vendimin

Një prej të arrestuarve të operacionit “Vol-vo 4” apelon kundër ekstradimit në Itali. Bëhet fjalë për Hajri Seferin, një prej personave të akuzuar dhe pjesë e dosjes 339, për të cilin drejtësia italiane ka kërkuar ekstradimin.

Më 17 prill, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës pranoi kërkesën për ekstradim të tij. Por Seferi ka apeluar vendimin e Gjykatës së Durrësit. Avokati i tij tha për Neës24 se kemi refuzuar ekstradimin.